Flash News

E-TJERA

I dënuar me 15 vite burg për mashtrim, ekstradohet nga Suedia 36-vjeçari

I dënuar me 15 vite burg për mashtrim, ekstradohet nga Suedia
Foto ilustruese

Një 36 vjeçar është ekstraduar nga Suedia pasi është dënuar me 15 vite burgim dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar.

Bledar Hadoku u dënua në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për mashtrim, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë i ka marrë një shtetasi 136 mijë euro.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me homologët suedezë është ekstraduar nga Stokholmi, drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Stokholm/Suedi, u bë i mundur arrestimi në Suedi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

Bledar Haroku, 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L. V.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Të fundit