Flash News

E-TJERA

I dënuar me 17 vite burg, Francesco Becchetti kërkon pafajësi

I dënuar me 17 vite burg, Francesco Becchetti kërkon pafajësi

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila e dënoi me 17 vite burg nën akuzë për 4 vepra penale. Becchetti kërkon shpalljen i pafajshëm për akuzat e ngritura.

Ankimimi është dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë, ndërsa në Gjykatën e Apelit ku është regjistruar çështja, janë edhe dy dosje të tjera të biznesmenit përkatësisht të viteve 2018 dhe 2020.

Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Beçhetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Biznesmeni akuzohet se përmes kompanive të tij ka krijuar skema mashtrimi me TVSH dhe ka kryer pastrim parash. Becchetti vijon të mbetet në arrati megjithëse ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Me nga 8 vite secila u dënua edhe nëna dhe bashkëshortja e Becchettit. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite. 

Të fundit