Flash News

E-TJERA

I dënuar me 2 vite burg, arrestohet brenda shtëpisë konkurrenti i “Big Brother”

I dënuar me 2 vite burg, arrestohet brenda shtëpisë konkurrenti i

Konkurrenti i Big Brother Vip 3 është ndaluar nga policia, Liam Osmani. 44-vjeçari, sipas burimeve policore, ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale mashtrim. 

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit