Flash News

E-TJERA

I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel

I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu

Një 24-vjeçar është vendosur në pranga nga policia në Burrel.

Policia bën me dije se i riu ishte shpallur në kërkim, pasi  Gjykata e Tiranës e ka dënuar të riun me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç, banues në Burrel. Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit