Flash News

E-TJERA

I dënuar me 20 vite burg për rrëmbim dhe zhdukje personi, arrestohet në Spanjë Adrian Ogiçi

I dënuar me 20 vite burg për rrëmbim dhe zhdukje personi,

Adrian Ogiçi, 40 vjeç, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e një personi, është arrestuar në Spanjë pas një operacioni të autoriteteve atje, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Policisë së Shtetit, Ogiçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

“Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale ‘Rrëmbimi i personit’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Ogiçi është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2017, së bashku me një tjetër të pandehur, për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Ridvan Lamajt, fati i të cilit mbetet ende i panjohur që prej vitit 2015.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me konflikte për pazare droge, pasi viktima dhe të dyshuarit rezultonin të përfshirë më herët në veprimtari kriminale.

 

Të fundit