Flash News

E-TJERA

I dënuar me 21 vite burg për trafik d*oge në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 21 vite burg për trafik d*oge në Itali, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar Artur Sallakun, një shtetas shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane. Sallaku, i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafikim lëndësh narkotike, u kap pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe atij italian.

Operacioni i koduar “Operacionalja 30”, i realizuar falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit mes forcave të rendit, çoi në arrestimin e Sallakut në Tiranë.

Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, për të cilën është dënuar në vitin 2004 nga Gjykata e Santa Maria Capua Vetere në Itali.

Aktualisht, Sallaku pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij.

Të fundit