Flash News

E-TJERA

I dënuar me 25 vite burg, ekstradohet nga SHBA-ja në Shqipëri një 40-vjeçar

I dënuar me 25 vite burg, ekstradohet nga SHBA-ja në Shqipëri

Një 40 vjeçar shqiptar është ekstraduar nga New York drejt Shqipërisë. Lulëzim Sinaj u kap në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar.

Sinaj ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2021 me 25 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2017. Më datë 12.03.2017, në Ballsh, Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Të fundit