All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, ndërron jetë në Burgun e Shkodrës Shpëtim Çeliku

All - Paragraf - 1

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë,

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë ka ndërruar jetë.

All - Paragraf - 3

Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas me foshnjën në bark.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 9 dhjetor të vitit 2012 në Orikum, ku gruaja u gjet e pajetë në një shtëpi të braktisur. Vdekja e të dënuarit ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.

"Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë", thuhet në njoftim.

Të fundit