Flash News

E-TJERA

I dënuar me 25 vjet burg për 2 vrasje, ekstradohet 52-vjeçari nga Anglia

I dënuar me 25 vjet burg për 2 vrasje, ekstradohet 52-vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Mançesterin ekstraduan drejt Shqipërisë shtetasin Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

Pas shkëmbimit të një sërë korrespondencash dhe pas këmbënguljes së autoriteteve shqiptare, është finalizuar ekstradimi i shtetasit Artan Muça, në vendin tonë.

Të fundit