Flash News

E-TJERA

I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e një mësuesje në Londër, vrasësin shqiptar e kthejnë në atdhe

I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e një mësuesje në

Koçi Selamaj është një ndër personat që do të kthen në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes me Britaninë për emigrantët e dënuar.

Shqiptari Koçi Selamaj është dënuar me 36 vite burg për vrasjen e një arsimtareje.

Ai e ka goditur arsimtaren 25 herë në një park në juglindje të Londrës.

Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e sulmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik.

Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual.

Selamaj i ka kryer 2 vite burgim në Britani kështu që i kanë mbetur dhe 34 vite të tjera burgim të cilat do i shlyejë në atdhe

Të fundit