Flash News

E-TJERA

I dënuar me 4 dënime me jetë dhe 25 vite burgim/ Dosja e Dajtit ‘braktiset’ nga eksperti i pasurive

I dënuar me 4 dënime me jetë dhe 25 vite burgim/ Dosja e Dajtit

Dritan Dajti, i dënuar me 4 dënime për jetë dhe 25 vite për vrasjen e 4 policëve, duket se ia hedh paq kur bie fjala për prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët. Këta të fundit e gjejnë gjithmonë një pretekst për t’u tërhequr nga çështja.

Eksperti kontabël, i kontraktuar për vlerësimin pasurive të Dritan Dajtit, për të cilat SPAK ka kërkuar që të sekuestrohen, është tërhequr nga detyra. Eksperti ka hequr dor nga përpilimi i raportit për pasuritë e Dajtit, duke argumentuar se e ka të pamundur të bëjë një gjë të tillë për llogari të procesit ë nisur nga SPAK.

Pas dorëheqjes së tij, GJKKO ka caktuar dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pasurive të Dritan Dajtit, Luiza Bala dhe Albana Canaj. Të dy ekspertët do të betohen në ditët në vijim përpara gjykatës, për t’u njohur më vonë me materialet e dosjes ‘Dajti’.

Më 12 shkurt të vitit 2020, OFL-ja i dorëzoi Dritan Dajtit, formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi ishte subjekt i aktit special të qeverisë kundër krimit, si dhe i ligjit anti-mafia. Disa ditë më pas, OFL-ja referoi në SPAK materialet për pasurinë e Dritan Dajtit.

Eksperti ka hequr dorë nga përpilimi i raportit për pasuritë e Dajtit, me argumentin se e ka të pamundur që të bëjë një vlerësim të tillë për llogari të procesit të nisur nga PSAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo tërheqje e dyshimtë është bërë me dije sot gjatë seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Në këto kushte, GJKKO ka caktuar dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pasurive të Dritan Dajtit. Ata janë Dy ekspertët të bëjnë në ditët në vijim betimin përpara gjykatës dhe më pas do të njihen me materialet e dosjes. Pas betimit, dy ekspertët do të nisin punën për hartimin e një raporti financiar për pronat e Dajtit dhe të familjarëve të tij. Raporti më pas do t’i paraqitet gjykatës dhe SPAK. Mbi këtë raport do të procedohet më tej për pasuritë, duke urdhëruar bllokimin ose jo të tyre.

Në 9 qershor 2021, SPAK kërkoi nga GJKKO sekuestrimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit: 6 pasuri 3 apartamente, disa shtesa, një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi si dhe aksionet në një kompani.

Të fundit