Flash News

E-TJERA

I dënuar me 4 vite burg për mashtrim me TVSH, arrestohet 38-vjeçari

I dënuar me 4 vite burg për mashtrim me TVSH, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar. I arrestuari është 38-vjeçari Sotiraq Beçi.

Ky i fundit është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Beçi është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", kryer në bashkëpunim nga Gjykata e Korçës.

Të fundit