Flash News

E-TJERA

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet durrsaku me dy emra i shpallur në kërkim

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet durrsaku me dy emra i shpallur në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Elvis (Vasil) Mërtiri, banues në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, më datë 13 mars të 2017-ës, është kapur me një sasi lënde narkotike kannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit