Flash News

E-TJERA

I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania 33-vjeçari

I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga

Një 33-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, pas një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

I dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit Durrës në vitin 2021, Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 6 qershor 2018, në qytetin e Gramshit. Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Hoxha plagosi me armë zjarri në kofshë një shtetas me inicialet A.H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Të fundit