Flash News

E-TJERA

I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 58-vjeçari nga Berati me qëllim ekstradimi

I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 58-vjeçari nga

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç i dënuar me 7 vite burg në Itali është arrestuar nga policia.

58 vjeçari, akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike dhe pritet të ekstradohet në Itali.

Sipas policisë, 58-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit