Flash News

E-TJERA

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 58-vjeçari në

Arrestohet një 58-vjeçar në Vlorë, i cili ishte dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali.

Policia bën me dije se në pranga ra Nikola Mersini, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhe pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.  


Njoftimi nga policia:

DVP Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Pursuit”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


I dënuar nga Italia, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pursuit”.


Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Të fundit