Flash News

E-TJERA

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO, arrestohet 37-vjeçari në

Një 37-vjeçar i dënuar për trafik të lëndëve narkotike është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pas një operacioni të zhvilluar në një zonë të thellë të fshatit Pishkash.

Sipas policisë, arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Targeti”, i zhvilluar nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Në pranga ra Valmir Polisi, 37 vjeç, i dënuar më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shtetasi ishte duke u fshehur në një zonë të thellë të fshatit dhe, sapo ka vënë re shërbimet e policisë, ka tentuar të largohet. Megjithatë, falë organizimit të operacionit dhe ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë, ai u kap dhe u arrestua.

37-vjeçari ishte dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.

Të fundit