Flash News


E-TJERA

I dënuar me burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës kërkon pezullimin e dënimit

I dënuar me burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës kërkon pezullimin e

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për të pezulluar dënimin e tij.

Frrokaj kërkon që zbatimi i vendimit për rikthimin në burg të shtyhet deri në shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.

Frrokaj është dënuar me 2.8 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas një vendimi të dyfishuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar ish-kryebashkiakun me 1.4 vite burg. Sipas akuzës, gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Komunës Shënkoll, ai së bashku me ish-zyrtarë të tjerë favorizuan regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Të fundit