Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg në 2018-ën, ekstradohet nga Italia lezhjani i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me burg në 2018-ën, ekstradohet nga Italia lezhjani i

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në Shqipëri. B. C., banues në Lezhë u kap në Itali.

Policia bën me dije se në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda e ka dënuar lezhjanin me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

B. C., i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Të fundit