Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg për 27.6 kg kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

I dënuar me burg për 27.6 kg kanabis, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ishte dënuar nga gjykata për transportimin e 27.6 kg kanabis sativa, për kultivim e prodhim të lëndës narkotike, në ambient të mbyllur, me anë të llambave.

29-vjeçari Klajdi Mziri i ndaluar me 2 masa sigurie, i akuzuar nga Gjykata e Gjirokastrës u kap në një lavazh, në afërsi të urës së Dajlanit, në Durrës.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit