Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Greqi Jani Alia

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Greqi Jani Alia

Arrestohet në Greqi një nga personat më të shumëkërkuar të listës së Interpol Tirana.

Në pranga ra Greqi Jani Alia, i dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços, më 1 Maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë.

Raportohet se  47-vjeçari është vendosur në pranga në Athinë, ku edhe fshihej.

"Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.

Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë", njofton policia. 

 

Të fundit