Flash News

E-TJERA

I dënuar me burgim të përjetshëm, Orges Bilbili kërkon pafajësi

I dënuar me burgim të përjetshëm, Orges Bilbili kërkon

Orges Bilbili, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Lushnje, kërkon pafajësi nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Avokati i Bilbilit pretendon se dënimi i tij është bërë në mungesë të provave shkencore dhe me prova të pavërteta të manipuluara që bien ndesh me ligjin.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi u shpallën fajtorë nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si edhe plagosjen e dy personave të tjerë po në Lushnje në vitin 2017. Asokohe, trupa gjykuese u bazua në pamjet filmike nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitë e familjarëve të dy viktimave.

 

Të fundit