Flash News

E-TJERA

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet shqiptari në Korenë e Jugut

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje,

Është arrestuar në Korenë e Jugut Ervin Shahi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

50-vjeçari pritet që të ekstradohet ditën e nesërme në vendin tonë.

Ervin Shahi është dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje dhe 4 plagosje.

Në vitin 1995 Ervin Shahini akuzohet se vrau një taksist dhe plagosi katër të tjerë me qëllim grabitjen. Ai ishte arratisur në vitin 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër në Korenë e Jugut.

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë. Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

Lexo edhe:
“Pse qeshni?!”/ Dëshmitari rrëfen momentin e vrasjes së Aureljo Dervishit: Një nga vajzat…
Dëshmia/ Shokët e Aurelio Dervishit japin detaje nga krimi: Na ndërprenë rrugën…

më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.
Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.” raportoi Policia e Shtetit në kohën kur u arrestua.

Të fundit