Flash News

E-TJERA

I dënuar me mbi 16 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 56 vjeçari në Muriqan

I dënuar me mbi 16 vite burg si pjesë e një grupi kriminal,

Policisë Kufitare në pikën e kalimit Muriqan ka arrestuar një shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në bashkëpunim me Interpol Tiranën, autoritetet shqiptare kanë arrestuar Spartak Joanu, 56 vjeç, i cili tentonte të hynte në territorin shqiptar, ndërkohë që ishte dënuar nga drejtësia italiane me mbi 16 vite burg për përfshirje në veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

Të fundit