Flash News

E-TJERA

I dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge, arrestohet në Morinë 41-vjeçari

I dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge, arrestohet në

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës. Në pranga është vënë shtetasi Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

"Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë." thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i 41-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë.

Të fundit