Flash News

E-TJERA

I dënuar në Gjermani me mbi 4 vite burg, 42-vjeçari kapet në pikën kufitare të Hanit të Hotit

I dënuar në Gjermani me mbi 4 vite burg, 42-vjeçari kapet

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Në pranga është vënë shtetasi Uka Beganaj, banues në Cetinje, Mali i Zi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08 Korrik 2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Policia njofton se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanis

Të fundit