Flash News

E-TJERA

I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Gramsh

I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet

Policia ka finalizuar operacionin “Operacionalja 26”, ku është arrestuar në Gramsh Oltjon Shtylla, 39-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtylla, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Firences në Itali për trafikim droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, u kap pas një operacioni të koordinuar me homologët italianë.

Policia e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) ka lokalizuar dhe arrestuar provizorisht Shtyllën, ndërkohë që procedurat e ekstradimit në Itali janë duke u përmbyllur përmes bashkëpunimit me Interpol Romën.

Të fundit