Flash News

E-TJERA

I dënuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

I dënuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike,

Policia e Vlorës ka arrestuar 40-vjeçarin Arjan Rrokaj me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Rrokaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias në Itali e kishte dënuar me 8 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 35”, u realizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët italianë. Rrokaj u kap në Vlorë dhe tani pritet që Interpol Tirana dhe Interpol Roma të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.

Ky arrest është një tjetër sukses në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Të fundit