Flash News

E-TJERA

I dënuar në Kuvajt, arrestohet në Shqipëri 35-vjeçari egjiptian

I dënuar në Kuvajt, arrestohet në Shqipëri 35-vjeçari

Një shtetas egjipian është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Kuvajtit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Policia e Tiranës bën me dije se i arrestuari ka inicalet A.E dhe është 35-vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim për për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt po vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar për verifikim shtetasin egjiptian me iniciale A. E.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi A. E., 35 vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kuvajt, për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit