Flash News

E-TJERA

I dënuar në Shqipëri për drogë dhe i kërkuar nga Mali i Zi, kapet në Berat 43-vjeçari

I dënuar në Shqipëri për drogë dhe i kërkuar nga

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Pajtim Shyti u kap në Berat dhe tashmë duhet të vuajë mbi 7 vjet burgim në Shqipëri dhe gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:

•Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;

•Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;

•Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Të fundit