Flash News

E-TJERA

I dënuar nga GJKKO për prodhim e shitje narkotikësh, rrestohet 57-vjeçari në Klos

I dënuar nga GJKKO për prodhim e shitje narkotikësh, rrestohet

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “End” me arrestimin e një 57-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shtetasi me inicialet V.T., banues në fshatin Gurrë, Klos, ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".

Operacioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, pas marrjes së informacioneve operative për vendndodhjen e të kërkuarit. Pas lokalizimit të tij, V.T. u arrestua në qytetin e Klosit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme. Ky është një tjetër sukses i forcave të rendit në luftën kundër krimit dhe narkotikëve.

Të fundit