Flash News

E-TJERA

I dënuar për vrasje dhe plagosje, kapet 29-vjeçari në Belgjikë

I dënuar për vrasje dhe plagosje, kapet  29-vjeçari në

Një 29-vjeçar nga Saranda është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar në Shqipëri për disa vepra penale.

Nasi Hodo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në muajin korrik 2017, Hodo, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vrarë me mjet thikë shtetasin P. B., si dhe ka plagosur rëndë shtetasin E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh.

29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

Të fundit