Flash News

E-TJERA

I dënuar për drogë, ndalohet 41-vjeçari në Tiranë

I dënuar për drogë, ndalohet 41-vjeçari në

Mariglen Abedini u ndalua këtë të mërkurë nga forcat e policisë pasi shkeli rregullat e qarkullimit.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burg për shitje dhe prodhim narkotikësh.

41-vjeçari është vënë menjëherë në pranga.

“Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.

Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit