Flash News

E-TJERA

I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, vdes i burgosuri në QSUT

I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, vdes i

Ka ndërruar jetë i burgosuri Mihal Mërkuri, në pavijonin e Kirurgjisë në QSUT.

Mërkuri është dënuar me 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Mësohet se Mërkuri ka ndërruar jetë për shkak të hemorragjisë në kokë dhe arrestit kardiak.

“Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore”, thuhet në njoftim.

Të fundit