Flash News

E-TJERA

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve teksa pa se 60-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.

Ai menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.

Sotir Shabani qëndronte në burg që prej datës 27 nëntor 2021 i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë mjekimi të detyruar.

Në njoftimin zyrtar thuhet se është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.

Të fundit