Flash News

E-TJERA

I dënuar për “Falsifikim Intelektual”, Luan Daçi mohon akuzat: Shpikje juridike, Kuvendi ta korrigjojë

I dënuar për “Falsifikim Intelektual”, Luan Daçi

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Luan Daçi, ka dalë sot në një konferencë për mediet  për të renditur arsyet sepse dënimi i tij nga GJKKO, është arbitrar dhe i kundraligjshëm.

Daçi deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale të llojit “Falsifikim intelektual”, pasi sipas tij, nuk ka falsifikuar asnjë dokument apo formular, dhe se dënimi ndaj tij është “pa ligj, pa fakt penal, pa vepër të parashikuar e përcaktuar në legjislacion.”

Në pë3rfundim të renditjes së argumenteve se pse dënimi i tij është i paligjshëm, Daçi ika bërë thirrje Kuvendit ta rigjykojë dhe korrigjojë atë.

Deklarata e Luan Dacit

Qëllimi dhe objekti i kësaj konference shtypi është: Sqarimi i situatës juridiko-kushtetuese të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Luan Daci, në lidhje me dy fakte evidente:

Dënimi im penal pa ligj – pa fakt penal, pa vepër të parashikuar e përcaktuar në legjislacionin penal shqiptar si vepër penale. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument zyrtar apo formular zyrtar të paraqitur përpara Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Shqipërisë. I gjithë dokumentacioni i paraqitur dhe dorëzuar prej meje ka qenë dhe është i rregullt, zyrtar dhe i vlefshëm e i pakontestuar nga këto organe, si dhe nga 6 komisione të procedurës.

Nuk kam falsifikuar asnjë formular dhe asnjë dokument të cilitdo lloji, të kërkuar nga organi i procedurës, siç vërtetohet me dokument të tij të dyanshëm, i titulluar “Vërtetim” me nr. prot. 8, datë 06.02.2017, lëshuar tri ditë pas aplikimit tim për pozicionet në organet e vettingut. Gjithçka që kërkonte ky dokument i dyanshëm, i firmosur prej meje dhe prej Avokatit të Popullit, pra dokumente apo të dhëna, është paraqitur në mënyrë korrekte nga ana ime, pa korrigjuar, pa fshirë, pa gërvishtur asnjë të dhënë mbi to. Pra, nuk kam falsifikuar asnjë dokument, asnjë formularm, pra jam absolutisht i pafajshëm. Jam dënuar pa fakt penal e në shkelje të Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale.

Jam dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektual”, që NUK EKZISTON FARE NË LEGJISLACIONIN PENAL SHQIPTAR! Pikërisht, kjo shpikje juridike, kjo normë e krijuar, si nga Prokuroria e SPAK, ashtu edhe nga Gjykatat Penale të Posaçme, është shkaku i parë, fenomeni i parë juridik, për të cilin unë kam thirrur këtë konferencë dhe dëshiroj të informoj opinionin qytetar, mediat dhe opinionin ligjbërës shqiptar, se në vendimin penal ndaj meje, prokurorët dhe disa gjyqtarë të kësaj çështjeje (gjyqtarja e GJKKO-së së Shkallës së Parë, dy gjyqtare të GJKKO-së së Apelit dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së lartë, në shkelje të hapur të Ligjit Themelor të shtetit shqiptar, që është Kushtetuta, sipas Nenit 145/1 të saj, jo vetëm nuk i janë nënshtruar ligjit dhe Kushtetutës, siç urdhëron për ta kjo normë kushtetuese, por kanë shpikur normë ligjore, duke marrë kështu atributet e organit më të lartë të pushtetit shtetëror, që është Kuvendi i Shqipërisë (pushteti legjislativ)! Pra, me arbitraritet, shkelje e mosrespektim të Nenit nr. 1, 2, 3 të Kodit Penal, organet e gjyqësorit, për të më dënuar mua, kanë krijuar ligj të paparashikuar në legjislacionin penal shqiptar, duke shpikur normën e të ashtuquajturit “falsifikim intelektual”.

Kjo e bën këtë proces haptazi të kundërligjshëm, nëpërmjet Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale, haptazi në shkelje të Nenit 7 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), sipas të cilit nuk ka dënim pa ligj, si dhe në shkelje të Nenit 29/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pra në rastin tim, kanë krijuar një precedent për një vepër të paparashikuar si vepër penale. Konkretisht, “falsifikim intelektual” kallëzuesit, prokuroria dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë proces kanë konsideruar shprehjen time në Kërkesën – Aplikim për pozicionet në tre instituiconet e rivlerësimit, e cila bazohet në Nenin 6/1/dh, me këtë përmbajtje:

Ndaj meje nuk eshte marre mase disiplinore e largimit nga puna ose ndonje mase tjeter disiplinore, e cila eshte ende ne fuqi, sipas legjislacionit ne momentin e aplikimit. Në mëynrë të turpshme, akuza ka bërë lojë fjalësh, duke e prerë në mes këtë fjali, e duke lënë prej saj vetëm:

Kalimi i qëllimshëm keqdashës i Komisionit Disiplinor te Neni 128/2/b i Kushtetutës në rastin tim e bën vendimin arbitrar, të pabazuar në ligjin e posaçëm 84/2016. Mosrespektimi i Ligjit nr. 84/2016, që parashikon dy institucionet juridike:

Është fakt që unë nuk kam shkelur asnjë nga dispozitat e Ligjit të Posaçëm nr. 84/2016 dhe as të Kushtetutës-Aneks, të modifikuar enkas në vitin 2016.

E informoj opinionin mediatik dhe nëpërmjet tij, të gjithë opinion shqiptar se Komisioni Disiplinor që vendosi shkarkimin tim, ka kryer me ndërgjegje të plotë juridike (bindje pa ligj, pa fakt, pa shkak indisiplinor) një tërësi shkeljesh:

Shkelje të Ligjit Themelor të Shtetit, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, plus Kushtetutës-Aneks.

Shkelje të Ligjit të posaçëm nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Shkelje të Ligjit nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili nuk u përket anëtarëve të KPA-së.

Shkelja e dispozitave ligjore të sipërcituara është antikushtetuese, në kundërshtim të hapur me parimin e ligjshmërisë dhe e bën këtë vendim absolutisht të kundërligjshëm, të paligjshëm, të pazbatueshëm, me efekt nul.

Në përmbushje të kësaj dispozite, e cila madje prevalon edhe ndaj legjislacionit vendas, Kuvendi duhet të bëjë korrigjimin e kësaj situate nëpërmjet ngritjes së një Komisioni Hetimor Parlamentar, që duhet të verifikojë të gjitha shkeljet ligjore në të dyja këto procese.

Të fundit