Flash News

E-TJERA

I dënuar për korrupsion, Apeli i Posaçëm rikthen në burg prokurorin Edmond Kariqi

I dënuar për korrupsion, Apeli i Posaçëm rikthen në

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për Prokurorin e Kukësit Edmond Kariqi, me dy vite burg për korrupsion.

Kariqi u lirua më 6 maj me kusht dhe dënimin e mbetur do ta kalonte në shërbim prove. Por, Apeli i Posaçëm ka vendosur ta riktheje në burg për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit.

Kariqi u arrestua në qershor të vitit të kaluar pasi përfitoi para në këmbim të favorizimit të personave të përfshirë në krime që kanë qenë nën hetim në Gjykatën e Kukësit.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.
– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:
– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

 

Të fundit