Flash News

E-TJERA

I dënuar për vrasjen e dy ushtarëve në Memaliaj, arrestohet sërish Pëllumb Çela

I dënuar për vrasjen e dy ushtarëve në Memaliaj, arrestohet

Policia e Memaliajt ka arrestuar Pëllumb Çelën, për “dhunë në familje”, pasi dyshohet se ka dhunuar të vëllain.

Pëllumb Çela  rreth një vit më parë përfundoi dënimin me 25 vite burgim për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj.

Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000 në Memaliaj, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre. Në atë kohë Pëllumb Çela ishte vetëm 26 vjeç.

Të fundit