Flash News

E-TJERA

I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia 31-veçari

I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet

Klajdi Murrizi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprime kriminale në fushën e narkotikëve, është ekstraduar në Shqipëri.

Murrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024 me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Sipas policisë, në vitin 2022 Murrizi u kap në momentin që do t’i dorëzonte një sasi narkotikësh një shtetasi tjetër. Ai hodhi lëndën narkotike dhe u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur urdhrit për ndalim nga punonjësit e Policisë në një pikë kontrolli pranë Divjakës.

Të fundit