Flash News

E-TJERA

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor vjen nesër në Tiranë, mesazhi që jep para vizitës

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor vjen

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazi do të vizitojë nesër Tiranën. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhacka, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

Gjithashtu do të marrë pjesë në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”. Para vizitës, ai ka shprehur rëndësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sarrazi ka thënë se Gjermania po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë.

Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën”, tha ai.

 

Të fundit