Flash News

E-TJERA

I dogjën shezlongët në Drimadhes, flet pronari: Kishte pakënaqësi nga bizneset përreth

I dogjën shezlongët në Drimadhes, flet pronari: Kishte

Zbardhet dëshmia në polici e Bilbil Domit, i cili pak mas mesnatës së kaluar iu dogjën shezlongët në pronësi të tij në Drimadhes, Dhërmi. Ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme. 

Para grupit hetimor, Domi ka deklaruar se kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen për shfrytëzimin e vijës bregdetare. 55-vjeçari mësohet të ketë thënë se nuk mundet që t’i vërë gishtin askujt, pasi nuk ka pasur përplasje me ndonjë person.

Por, sipas tij, ka pasur pakënaqësi nga bizneset përreth për marrjen e lejes së shfrytëzimit të bregdetit.

Policia ende nuk ka ndaluar asnjë person lidhur me këtë ngjarje, ndërsa po punon për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Të fundit