Flash News

E-TJERA

I doli emri në përgjimet e operacionit “Shpirti”, prokurori i Vlorës kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

I doli emri në përgjimet e operacionit “Shpirti”,

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota i akuzuar për “Shpërdorim detyre” ka kërkuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”.

Prokurori i pezulluar, pas ndalimit gjatë operacionit “Shpirti”, kërkoi të shfuqizojë ose të zëvendësojë masën e sigurisë me një të lehtë. Kërkesa e Sotës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.

SPAK shtoi dyshimet për Sotën, pasi bashkëpunëtorët e tij deklaruan se ai banonte në një shtëpi me qera, e cila paguhej nga një prej krerëve të bandës, Ilirjan Duçellari (Zaimi). Sipas dëshmive, prokurori kishte dijeni për përfshirjen e Duçellarit në trafikimin e narkotikëve.

Në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit “Shpirti”, janë edhe dy ish-truproja të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Të fundit