Flash News

E-TJERA

I doli emri si biznesmene tek inceneratorët, e moshuara shiste kanaçe

I doli emri si biznesmene tek inceneratorët, e moshuara shiste

SPAK urdhëroi sot pezullimin e aktivitetit për kompanitë e përfshira në aferën e inceneratorëve, pas denoncimit të tyre nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi,

Euronews Albania raporton se sot është paraqitur në SPAK një nga shtetaset e përmendura si biznesmene në një nga kompanitë e përfshira në evazionin fiskal të inceneratorëve. Bëhet fjalë për një të moshuar e cila tha jashtë kamerave se kishte shitur kanaçe për riciklimin e aluminit.

“Ditën e sotme, në SPAK është paraqitur edhe një prej personave të bërë me dije nga LSI-ja, shtetasja Merita Hajdari e cila ka parë emrin e saj në televizor si një prej përfaqësuesve të kompanive që kanë përfituar para, sa i takon inceneratorit të Tiranës. Ajo është paraqitur pranë SPAK së bashku me dy djemtë e saj, duke kërkuar informacion për figurimin e emrit të saj si biznesmene, ndërkohë që ajo na tha jashtë kamerave që gjatë gjithë jetës së saj ka shitur kanaçe për riciklimin e aluminit,” raporton gazetari i Euronews, Eni Ferhati.

 

Të fundit