Flash News

E-TJERA

I dorëzoi makinën autorit, kush është i arrestuari për vrasjen e Renato Hoxhajt?

I dorëzoi makinën autorit, kush është i arrestuari për

Një person është arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje kjo që ndodhi disa ditë më parë në lagjen “Hajrro Cakërri” në Vlorë.

Në pranga ka rënë Erlis Mehmetaj, i cili i ka dorëzuar makinën e krimit autorit të vrasjes. Mjetit në fjalë i ishin ndërruar targat.

Arrestimi i Mehmetajt u bë pas hetimeve të kryera nga Policia e Vlorës.

Hoxha u ekzekutua me tre plumba, dy në trup dhe një në kokë, pra në banesës së tij. Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur se Hoxhaj nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se disa minuta para ngjarjes kishte dalë për të konsumuar një kafe.

Të fundit