Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
I dorëzoi prova për Berishën? Yuri Kim flet për bisedat private me Bashën: I ofruam informacion
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka folur për bisedat pivate që ka kryer me kryedemokratin Lulzim Basha pas shpalljes së Sali Berishës ‘non grata’.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Kim tha se para se Basha të marrë vendimin për përjashtimin e Sali Berishës në shtator nga grupi parlamentar, SHBa i ka ofruar informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat.
Pjesë nga biseda:
Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e ka bërë të qartë se u detyrua nga SHBA dhe ju për ta marrë këtë vendim. A është e vërtetë kjo? E detyruat ju dhe a duhet të funksionojë kështu demokracia?
Ambasadorja Kim: Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur. Shiko, jemi të gjithë të rritur. Marrim vendime ose duhet të marrim vendime bazuar në informacion, bazuar në gjykimin tonë më të mirë. Ne i ofruam Z. Basha, siç bëjmë publikisht, informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat. Dhe, besoj se bazuar mbi atë informacion, Z. Basha dhe të tjerët morën vendimin e tyre.
Erla Mëhilli: I keni dhënë Z. Basha privatisht fakte apo prova për këtë dizenjim?
Ambasadorja Kim: Epo, thatë privatisht, apo jo? Bisedat private janë private.
Erla Mëhilli: Okay, por me përgjigjen tuaj kuptova që Z. Basha duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e veta dhe jo t’ia faturojë në njëfarë mënyre presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Ambasadorja Kim: Mendoj se mori vendimet e tij dhe mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona.