Flash News

E-TJERA

“I duam nuse për djemtë”/ Si i mbante skllave për 16 vite 4 vajzat shqiptare familja nga Kosova

“I duam nuse për djemtë”/  Si i mbante skllave për 16

Një 65-vjeçar shqiptar bashkë me djemtë e tij akuzohen se kanë mbajtur peng në Zvicër, 4 vajza për 16 vite.

Sipas gazetës ‘Blick’, bëhet fjalë për 4 vajza nga mosha 14-17 vjeç të cilat ishin blerë nga familja me origjinë nga Kosova, me qëllim lidhjen e martesës me djemtë e tyre.

Sipas gazetës, familja nga Kosova ka tërhequr fillimisht nga Shqipëria një vajzë 17-vjeçare në vitin 2003. Vajza e kishte njohur bashkëshortin e saj të ardhshëm vetëm nëpërmjet fotove. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër.

Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën familjes kosovare për një shumë prej 300 eurosh.

Pretendimet e të akuzuarve se vajzat do të kishin një jetë më të mirë në Zvicër, ranë shumë shpejt. Sipas akuzës së ngritur ndaj 65-vjeçarit “ai i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me gratë e tyre: me dhunë brutale fizike dhe psikologjike. Gratë janë rrahur, poshtëruar, kërcënuar me vdekje, izoluar dhe dhunuar vazhdimisht nga anëtarët e familjes.”

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve. “Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”. Njëra prej viktimave duhej t'i lante këmbët vjehrrit dhe kunatit çdo mbrëmje.”

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre në vendet e lindjes.

Avokati Dominic Nellen, i cili përfaqëson dy nga gratë në gjykatë, garantoi se “gratë janë të mbrojtura mirë nga gjyqësori. Jeni në një vend të sigurt.”

Të fundit