Flash News

E-TJERA

I duhet një “mrekulli” me Spanjën, shanset e Shqipërisë për kualifikim nga grupet

I duhet një “mrekulli” me Spanjën, shanset e

Shqipëria barazoi me Kroacinë duke siguruar vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të grupeve në Euro 2024.

Goli i Qazim Laçit nuk u mjaftoi kuqezinjve të cilët u barazuan fillimisht nga Kramariç në minutën e 74’ dhe më pas një autogol i Gjasulës, i çoi shifrat në avantazh të kroatëve.

Barazimi erdhi në minutën 90’+5 të shtesës nga Klaus Gjasula.

Kartat për kualifikimin e Shqipërisë mbeten ende të hapura, teksa shpresohet për një mrekulli. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e tretë, pas Italisë dhe Spanjë që mban kruen.

Spanja duhet të mundë sot Italinë duke siguruar kështu kreun e grupit. “Azzurët” po ashtu duhet të mposhten edhe nga kroatët, ndërsa Shqipëria duhet të sigurojë fitore në ndeshjen me Spanjën.

Kështu, kuqezinjtë kalojnë në vendin e dytë dhe sigurojnë kualifikimin për ndeshjen e radhës.

Të fundit