Flash News

E-TJERA

I dyshuar për vrasje, policia gjermane ofron 3.000 € shpërblim për kapjen e të riut shqiptar

I dyshuar për vrasje, policia gjermane ofron 3.000 € shpërblim

Një shtetas turk u qëllua për vdekje në lagjen Gaarden të Kielit në Gjermani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15 në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen e turkut është 23-vjeçari shqiptar Fisnik Hoxha. Dyshohet se Hoxha ka qëlluar disa herë mbi viktimën, raportojnë mediat gjermane.

Shtetasi turk ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda. Hoxha është ende në arrati, ndërsa prokuroria publike ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e autorit.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes pasi Hoxha mund të jetë i armatosur.

“Policia ju bën thirrje që të mos flisni me të dyshuarin nëse e shihni. Hoxha mund të jetë i armatosur. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun”, njoftojnë autoritetet gjermane.

Të fundit