Flash News

E-TJERA

I dyshuar për kultivim narkotikësh, Gjykata lë të lirë vëllain e deputetit të PS-së: Nuk ka prova bindëse

I dyshuar për kultivim narkotikësh, Gjykata lë të lirë

Gjykata e Lezhës la të lirë vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca, i cili u arrestua si i dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet të Lezhës.

Arrestimi i Ndrecës u konsiderua i paligjshëm nga gjykata, pasi sipas saj u krye pa prova bindëse, ndaj dhe mori vendimin për lirimin e tij.

Nga hetimet e prokurorisë, nga këqyrja e telefonit të të arrestuarit Elis Shpellzaj është gjetur i regjistruar numri i telefonit anglez +447426932098 me emrin “Bellanoca” dhe ky numër, sipas informacioneve të grumbulluara nga policia, i përket Armando Ndrecës, por në vendim thuhet se nuk është arritur të provohet diçka e tillë. 

Prokurorja Irena Sufaj argumentoi se mungojnë provat për ta mbajtur në burg Ndrecën, si mund të ishin transkriptimet e përgjimeve të realizuara nga policia për këtë procedim. Në këto kushte, sipas gjykatës, rezulton se ka qenë vetë prokurorja e çështjes, e cila në seancë ka ndryshuar qëndrim dhe gjyqtarja Edlira Çota vlerësoi të paligjshëm ndalimin e Armando Ndrecës

Bashkë me Ndrecën u arrestuan edhe Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai  të cilët vijojnë të jenë në qeli pasi u kapën në flagrance në stanin që kishin përshtatur për kanabis.

 

 

 

 

Të fundit