Flash News

E-TJERA

I dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, dërgohet për gjykim dosja e Ibrahim Licit

I dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, dërgohet për gjykim

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, i cili akuzohet si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Dosja nga grupi hetimore i prokurorisë është dërguar në gjykatën e Shkodrës por për shkak të mos arrestimit të Licit, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes.

Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ngjarja me natyrë  mafioze ndodhi mesnatën e 14 majit 2021 në Shkodër. 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet nga policia në zonën e Livadheve, i vrarë me gjashtë plumba, njëri prej të cilëve në gojë.

Të fundit